30 Prill 2024

Tadic, në Këshillin e Sigurimit pas incidentit në Mitrovicë

Beograd, 3 korrik - Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, e ka shtyrë vizitën e parashikuar për 8 dhe 9 korrik në Malin e Zi, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të mbahet me 6 korrik.

Sipas Zyrës për informim të presidentit serb, Tadic vendosi të shkojë në New York pas incidentit që ndodhi të premten në Mitrovicën veriore, ku vdiq një person dhe u plagosën disa të tjerë, kryesisht të komunitetit serb derisa po protestonin kundër hapjes së Zyrës për regjistrim civil nga Qeveria e Kosovës.

Tadic shpërthimin në Mitrovicë e ka cilësuar si provokim për paqen dhe Serbinë.