24 Dhjetor 2024

Tadiç: Ndjekja e Mlladiçit prioritet i qeverisë serbe

Beograd, 27 janar - Presidenti serb Boris Tadiç e ka quajtur prioritet të lartë të qeverisë së tij ndjekjen e kriminelit të luftës të kërkuar prej vitesh Ratko Mlladiç.

Përpjekje do të bëjë Serbia po ashtu në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, siguroi ditën e mërkurë presidenti serb para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strazburg.

Serbia ka njoftuar dëshirën për t'u pranuar në Bashkimin Evropian. Brukseli e ka kushtëzuar pranimin me dorëzimin e kriminelëve të kërkuar të luftës, kryesisht të ish-shefit ushtarak të serbëve boshnjakë, Ratko Mlladiç.

Serbia ndodhet në rrugë të mirë për t'u pranuar në BE, tha Tadiç më tej. Qeveria e Beogradit do t`i japë së shpejti përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura nga Komisioni i BE-së.

Ajo shpreson që të dorëzojë së shpejti zyrtarisht kërkesën për pranim në mënyrë që të mund të fillojnë bisedimet e pranimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)