Tadiç: Mund të pritet presion që Serbia ta njohë Kosovën
Beograd, 7 qershor - Presidenti serb, Boris Tadiç theksoi se disa vende mund t`i bëjnë presion Serbisë për njohjen e Kosovës në mënyrë që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
\"Kuptohet që pas mbylljes së bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës, do të ketë vende ose administrata, të cilat do të dëshirojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë lidhur me Kosovën dhe këtë unë, natyrisht, nuk do ta fshehë\", tha Boris Tadiç mbrëmë në Bruksel, pas takimit me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej.
Por presidenti i Serbisë theksoi se qeveria aktuale e Serbisë dhe ai si president, nuk do ta \"pranoj pavarësinë e Kosovës as në mënyrë implicite e as eksplicite\".
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.
\"Ata janë afër marrëveshjeve pragmatike në kuptimin e bashkëpunimit rajonal, që është esencial për procesin e integrimit evriopian\", tha Rompej, pas takimit me Boris Tadiçin.