Tadic: Kurrë nuk do ta pranoj Kosovën

Beograd, 7 nëntor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, i ka porositur partitë politike serbe që në zgjedhjet e ardhshme të dalin me plane reale, e jo që te qytetarët të nxisin pritje joreale.Këto komente ai i bëri gjatë takimit me studentët pjesëmarrës të konferencës rajonale Serbia në dekadën e ardhshme.
I pyetur për politikën e mëtejme të Serbisë ndaj Kosovës, Tadic ka thënë se ka ardhur koha që Serbia ta thotë atë që do kur është fjala te interesat e saj në Kosovë.
Unë Kosovën kurrë nuk do ta pranoj, por nuk e pranoj asnjërin e as tjetrin ekstrem të politikës, sepse të dyja janë të rrezikshme për qytetarët e Serbisë. Pra, as ai që thotë: të heqim dorë nga Kosovë, e as ai që thotë: vetëm Kosova, BE nuk na intereson, ka thënë Tadic, transmeton Tanjug.