22 Dhjetor 2024

Tadiç: Kosova, mollë sherri mes Serbisë dhe Malit të Zi

Beograd, 9 korrik - Kryetari i Serbisë, Boris Tadiç gjatë vizitës në Mal të Zi ka deklaruar se Serbia „nuk ka mirëkuptim për vendimin malazias që të njohë Kosovën dhe kjo ka edhe pasoja praktike, kufizimin”.

Tadiç është me homologun malazias, Filip Vujanovic dhe kryeministrin Milo Djukanovic.

Gjatë konferencës për gazetarë Tadic ka bërë të ditur se Kosova, respektivisht njohja e saj nga Mali i Zi, konsiderohet mollë sherri në marrëdhëniet Serbi - Mali i Zi.

Tadic ka shtuar se me zyrtarët malazias ka biseduar edhe mbi çështjen e kufirit në rajon.

Në këtë ndërlidhje, ai ka thënë se mbetet e hapur çështja e kufirit të Serbisë me shtete fqinje, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Kosovën natyrisht se nuk e ka përmendur, ngase ka lënë të nënkuptohet se Kosova nuk ekziston jashtë territorit të Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)