18 Maj 2024

Tadiç konfirmon marrëveshjen për kufirin e Kosovës

Berlin, 4 dhjetor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

\"Ka një zgjidhje për të cilën ne kemi rënë dakord për kufijtë\", tha Tadiç në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar nga Partia Socialdemokrate gjermane në Berlin.

Ai kërkoi implementimin e marrëveshjeve të arritura dhe iu kërkoi serbëve të veriut të largojnë të gjitha barrikadat, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë Serbinë në afrimin e mëtejshëm me BE-në. Vendimi për statusin kandidat pritet më 9. dhjetor në samitin e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)