Tadiç kërkon hetim të pavarur të raportit të Martit
Beograd, 26 janar - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka përshëndetur miratimin e raportit të Dick Martit dhe ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pavaur të pretendimeve në atë dokument.
Në fjalimin e tij para deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tadiç ka ftuar vendet e rajonit në luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar.
Ai theksoi se kjo dukuri kërcënon politikën, ekonominë dhe shoqërinë.
Përderisa të gjithë nuk bashkëpunojmë në luftën kundër këtij kërcënimi të tmerrshëm, rajoni ynë dhe vendi im do të pengohen në arritjen e aspiratave të rëndësishme, ka thënë Tadiç.