Tadiç: Jam i gatshëm të takohem me Thaçin
Beograd, 1 nentor - Boris Tadiç shprehet i gatshëm të takohet me Hashim Thaçit në çdo çast, megjithëse sipas tij më e rëndësishme është të zgjidhen problemet, sesa të takohen liderët.
Në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic, presidenti serb ngre dyshimin se nëse takimi me kryeministrin kosovar do të ishte gjëja më e rëndësishme, apo paraprakisht do të ishte i nevojshëm një dialog mes ekspertëve, të cilët do të duhej që të përgatisnin modelet e zgjidhjes, të pranueshme për të dyja palët.
Përndryshe, takimi me Thaçin ose me çdolloj përfaqësuesi legal të shqiptarëve të Kosovës për mua nuk përbën asnjë problem, por vetëm një detyrë, sikurse ka ndodhur kjo edhe me rastin e bisedimeve të mëparshme, kur me ta jemi takuar unë dhe Koshtunica, theksoi Tadiçi.