11 Janar 2025

Tadiç: Integrimi në BE varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës

Washington, 24 janar - Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se ka rrezik që Serbia në planin ndërkombëtarë të jetë vend i rëndësishëm vetëm për shkak të çështjes së Kosovës dhe që pas saj të bëhet tërësisht e parëndësishme.

Ish presidenti Tadiç, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit të presidentit Obama, tha se qeveria aktuale serbe po bënë hapa të mirë, por nuk ka një strategji më të thellë, ndërsa tërhoqi vëmendjen se çështja e integrimeve evropiane është e lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

\"Për të zgjidhur çështjen e integrimeve evropiane në mënyrë efikase, ne duhet të zgjidhim një çështje të brendshme që është ndërkombëtarizuar në ndërkohë e kjo është çështja e Kosovës.


\"Politika ime ishte ajo e mbrojtjes së minimumit të interesave të Serbisë në Kosovë, por më një minimum të përcaktuar qartë me linja të kuqe, që ruan dinjitetin e popullit tonë dhe që nuk lë një ndjenje të frustrimit të vazhdueshëm në Serbi, që do të ishte  shumë e rrezikshme jo vetëm për popullsinë tonë dhe të ardhmen e brezave, por edhe për tërë rajonin\", ka theksuar Tadiç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)