Tadiç: Ekstremistët smund të na ndalin Europën
Beograd, 16 tetor - Pas qeverisë, edhe presidenti serb, Borsi Tadiç premtoi luftë dhe ndëshkime ndaj huliganizmit dhe ekstremizmit.
Do të ndëshkojmë dhe do të izolojmë dhunën dhe ekstremistët. Nuk do të jenë ata që do të ndalojnë hyrjen tonë në Europë, deklaroi presidenti serb.
Tadiç u shpreh se lufta nga huliganizmit dhe të gjitha formave të dhunës ekstremiste në Serbi ka nisur që para rastit të Xhenovas.
Po përballemi me problemin qysh para Xhenovës. Në ndeshjen e futbollit do të ndërmarrim të gjitha masat e nvojshme kundër huliganëve dhe ekstremistëve, tha më tej Tadiç për mediat serbe.
Në fund të fjalës së tij presidenti serb garantoi se disa prej ekstremistëve do të përballen me drejtësinë në një të ardhme shumë të shpejtë.