Tadiç do jete në inaugurimin e patriarkut Irinej në Pejë
Beograd, 30 shtator - Kisha Orthodokse Serbe njoftoi se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç do të jetë i pranishëm në inaugurimin e patriarkut Irinej, në Patriarkanën e Pejës, të djelën më 3 tetor.
Klerikët i bënë thirrje autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë, të respektojnë marrëveshjen për të shmangur çdo provokim të mundshëm, gjatë ceremonisë.
Gjithashtu, Kisha kërkoi të shmanget çdo lloj politizimi i çështjes.