29 Dhjetor 2024

Tadiç: Çështja e Kosovës nuk duhet neglizhuar

Beograd, 24 tetor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi të hënën se Kosova është një cështje e madhe për mbarë botën dhe se zgjidhja e saj është shumë e vështirë.

“Kosova është një problem jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për serbët dhe shqiptarët, por për Evropën dhe gjithë botën. Zgjidhja e këtij problemi, vështirë të arrihet”, tha Tadic.

Duke folur para një grupi gazetarësh, Tadic theksoi se nuk mund të garantojë zgjidhjen e problemit të veriut brenda dhjetorit, kur pritet të jepet edhe rekomandimi i BE për dhënien e statusit të kandidatit. Presidenti serb nënvizoi gjithashtu se ditën e diel ka zhvilluar

Kosova është një problem jashtëzakonisht i madh për Evropën dhe gjithë botën. Zgjidhja e këtij problemi, vështirë të arrihetnjë bisedë “të hapur dhe konstruktive” me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës.

“U thash se si duket situata reale politike, potenciali i Serbisë për të mbrojtur interesat e saj në Kosovë dhe parimet që do të zbatojmë në muajt e ardhshëm dhe nga të cilët nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Tadic. Por serbët e veriut të Kosovës nuk u pajtuan me presidentin Tadic, me të cilin patën një takim për pesë orë me radhë.

Ata thanë se është e vështirë të pranohet që EULEX-i të qarkullojë lirshëm nëpër këtë zonë pasi nuk ka garanci se nuk do të transportojnë punonjësit e doganave dhe Policisë së Kosovës.

Por, po ashtu, sipas tyre, EULEX-i është duke zbatuar planin e Ahtisarit që nënkupton pavarësinë e Kosovës.

Katër kryetarët e komunave të veriut thanë se nuk është arritur një progres substancial në bisedimet me presidentin serb.

Sllavisha Ristic, kryetar i Zubin Potokut, tha se Tadic kërkoi lëvizjen e lirë për EULEX-in, por për këtë duhet pyetur populli.

Disa ditë më parë, presidenti Tadic u dërgoi një letër serbëve të Kosovës, ku i ftonte ata që të shmangnin dhunën.

Tadic ftonte serbët që të gjenin një zgjidhje me KFOR-in në mënyrë që të kalohej problemi dhe zonat ku janë barrikadat të bëheshin të qarkullueshme.

Në letrën e presidentit serb thuhej se, “duhet lejuar që KFOR-i të qarkullojë në veri, pasi Serbia qëndron prapa tyre politikisht dhe financiarisht”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)