09 Janar 2025

Swoboda: Serbia të përfaqësojë serbët e Kosovës

Vjenë, 27 shkurt - Eurodeputeti Hannes Swoboda ka deklaruar se “Kosova do të detyrohet të pranojë se interesi i serbëve në Kosovë është që t’i përfaqësojë Serbia”.

Komenti i austriakut erdhi ndërsa Bashkimi Europian është duke konsideruar kandidaturën e Serbisë për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Sipas Swobodës, enklava në zemër të Europës nuk do të ishin të dobishme për asnjë shtet. “BE dhe Kosova duhet t’i marrë seriozisht propozimet e Presidentit të Serbisë, Boris Tadic. Është e domosdoshme që të nisin diskutimet edhe për planin katër pikësh për Kosovën, pasi plani Ahtisaari ka të meta”.

I pyetur nëse kërkesa e kancelares gjermane, Angela Merkel, për të eliminuar institucionet paralele serbe në Kosovë të jetë kushti kryesor për antarësimin e Serbisë në BE, Swoboda thotë për “Blic” se ”Gjermania nuk dëshiron të dalë përsëri e vetme kundër të gjithë shteteve të tjera të Bashkimit Europian”.

“Gjithashtu, interesi kryesor i Gjermanisë është të ruhet stabiliteti në rajoni. Ju mund ta kritikoni Gjermaninë për vendimet në shumë fusha, duke përfshirë politikat ekonomike, por Gjermania është një vend që vepron me një logjikë të qartë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)