Svoboda: Herët ose vonë Serbia do të njohë Kosovën
Bruksel, 9 tetor - Shefi i socialdemokratëve të Parlamentit Evropian Hans Svoboda ka deklaruar se herët ose vonë Serbia të njohë faktin se Kosova është shtet i mëvetësishëm.
Sipas tij për Serbinë do të ishte më së mirë që të njohë faktet dhe ta bëjë këtë sa më parë që është e mundur, raporton Zëri i Amerikës.
Kjo duhet të bëhet sa më parë që është e mundur, por kjo nuk është parakusht për hapjen e negociatave për pranimin, dhe ne në Parlamentin Evropian kurrë nuk kemi thënë se kjo është parakusht për Serbinë.\"
\"Mendoj, në fund, para pranimit të Serbisë në BE, kjo do të duhej të bëhej dhe unë nuk shoh mënyrë tjetër por që Serbia të njohë Kosovën dhe gjithsesi duhet të vendosen lidhje speciale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe Serbisë dhe popullatës serbe në Kosovë, por ajo që tani duhet bërë është që të vazhdojnë bisedimet, që të zgjidhen çështjet konkrete, që të tentohet të vendoset bashkëpunimi më i afërt kurse për vetë Serbinë do të ishte më së miri që njohë faktet dhe ta bëjë këtë sa më parë që është e mundur, ka thënë Svoboda.