Sutanovac: Petroviq ishte roje që paguhej nga Serbia
Beograd, 24 dhjetor - Përmes rrjetit social Twitter, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac, është marrë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Slobodan Petrovic.
\"Slobodan Petrovic ka marrë deri në gusht pagë nga buxheti i Serbisë, sepse ishte roje në Qendrën Sportive Boro dhe Ramizi. Deri kur kështu?, shkruan Sutanovac, transmeton Kurir.
Petroviq kohë më parë ka thënë se është serb me nënshtetësi të Kosovës.
\"Unë jam një serb i Kosovës dhe nuk e kam asnjë problem ta them këtë, raporton Telegrafi. Kosovar është term për njerëzit me nënshtetësi të Kosovës, e ky është përkthim literal nga shqipja dhe shumë i drejtë, ka thënë Petrovic