Super stuhia Haiyan godet brigjet qendrore të Vietnamit
Hanoi, 11 nëntor - Tajfuni Haiyan arriti në brigjet qendrore të Vietnamit të hënën në mëngjes.
Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, tajfuni ka sjellë erëra me shpejtësi prej 38 metrash për sekondë.
Haiyan, një super stuhi do të shoqërohet me rrjedhje në Vietnam, ndërsa autoritetet parashikojnë deri në 100 milimetra shi në provincën qendrore Quang Ninh.
Zëvendëskryeministri Hoang Trung Hai ndodhet personalisht në rajon dhe u ka urdhëruar autoritetet të thërrasin në breg të gjithë peshkatarët si edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve.
Ndërkohë, reshjet filluan herët të dielën në kryeqytetin Hanoi. Komiteti i përhershëm i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Stuhive, njoftoi se priten të bien 200 deri në 300 milimetra shi, sasi që mund të shkaktojë përmbytje të gjera.
Kryeministri Nguyen Tan Dung bëri thirrje të premten të bëhet çdo gjë e mundur për të minimizuar dëmet materiale.