Sulmohet makina e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin
Moskë, 14 shtator - Mediat e huaja raportuan pak më herët se makina e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është sulmuar ditën e sotme.
Sulmi besohet se mund të jetë një atentat, ndërsa limuzina e tij pësoi një shpërthim të fortë në pjesën e përparme të saj dhe më pas u mbulua nga tymi.
Makina u mor nga shërbimi i sigurisë së Putinit, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar disa persona.
Një media ruse bën me dije se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti mes Putinit dhe të dashurës së saj Alina Kabaeva, 39 vjeç, ku presidenti rus thuhet se e ka detyruar të abortojë fëmijën të cilin ajo mban.
Megjithatë kjo nuk është vendimtare pasi ka një sërë arsyesh të tjera që mund të kenë çuar në këtë ngjarje, në mes të luftës.
Kanali anti-Putin General SVR Telegram, raporton se ndaj Presidentit të Rusisë është bërë një atentat me bombë, por që ka rezultuar i pasuksesshëm.
Sipas asaj që raporton “Dailystar” disa nga truprojat e Putin janë zhdukur pas ngjarjes, dhe kjo ngre dyshime të forta se ndaj makinës me të cilën udhëtonte presidenti rus mund të jetë bërë atentat.
Burime të pakonfirmuara theksojnë se një shpërthim i fortë ka ardhur nga pas limuzinës me të cilën udhëtonte Putin dhe dyshohet se ka qenë një “sulm me bombë”. Të njëjtat burime theksojnë se menjëherë pas kësaj ngjarjeje janë shkarkuar disa nga truprojat e Putinit të cilët edhe janë arrestuar.
Ndërkohë sipas asaj që rarporton General SVR Telegram zëdhënësi kryesor i Putinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në emisionin e tij televiziv me prerje misterioze dhe mavijosje në fytyrë. Ndërkohë që nga Kremlini ende nuk ka asnjë reagim.
Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një datë që ende nuk është bërë publike, ndërsa ka qenë i frikësuar.
"Tani do shihni çfarë është lufta!", lideri çeçen nis të dërguarin e tij në Ukrainë: Do ju japim një mësimTeksa kundërofensiva ukrainase po vijon në disa prej qyteteve të vendit, për të rimarrë territoret e humbura që prej 24 shkurtit të këtij viti kur nisi edhe lufta atje, duket se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdhagazeta-shqip.com