Sulmohet gazetarja ukrainase Tatyana Chernovil
Kiev, 26 dhjetor - Gazetarja 34 vjeçe, Tatyana Chernovil, është sulmuar në afërsi të Kievit pak orë pasi kishte publikuar një artikulli që shkroi për pasuritë e disa zyrtarëve të lartë qeveritar.
Ndërkohë që në Ukrainë vazhdojnë protestat për përkrahjen ndaj Bashkimit Evropian, Një gazetare ukrainase, Tatyana Chernovil, e njohur për shkrimet e saja për korrupsion në mesin e zyrtarëve të lartë politikë, është rrahur brutalisht nga persona të panjohur.
Gazetarja 34 vjeçe, Tatyana Chernovil, është sulmuar në afërsi të Kievit pak orë pasi kishte publikuar një artikulli që shkroi për pasuritë e disa zyrtarëve të lartë qeveritar.
Persona të paidentifikuar, thyen xhamin e makinës së saj dhe pasi e rrahën brutalisht e hodhën në një gropë.
Bëhet e ditur se gazetarja është në reanimacion.
Qindra protestues u mblodhën para ministrisë së punëve të brendshme për të protestuar, dhe kërkuar dorëheqjen e ministrit ndërkohë që disa protestues kanë mbajtur fotografi të gazetares së rrahur.