10 Janar 2025

Sulmi në klubin e natës në Stamboll lë të vdekur 39 persona

Stamboll, 1 janar - Një person i armatosur ka qëlluar në një klub nate në Stamboll , në lagjen e Beshiktash, në pjesën europiane të qytetit.

39 të vdekur, njëri polic, dhe 69 të plagosur është bilanci i një sulmi terrorit të kryer në një klub nate në lagjen Ortaköy të Stambollit.

Njoftohet se sulmi është kryer nga një person i veshur me kostumin e Babagjyshit të Vitit të Ri, i cili mendohet se pasi qëlloi me breshëri mbi njerëz është përzier me turmën e shokuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Bilanci është bërë i ditur nga guvernatori i Stambollit Vasip Sahin, i cili ka folur për një sulm terrorist.

Sahin shtoi se sulmi është bërë nga një person i vetëm. Në lokal sipas mediave vendase ishin të pranishëm rreth 700-800 persona, ndërkaq që kërkime kanë nisur dhe për persona të cilët janë hedhur në ujë kur ka nisur sulmi, pasi klubi i natës është buzë detit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojllu (Sülejman Soylu) tha se vazhdojnë punimet për kapjen e terroristit që ka bërë sulmin.

Janë identifikuar 20 personat që kanë humbur jetën në këtë sulm terrorist, nga të cilët 15 janë shtetas të huaj, sqaroi Sojllu duke shtuar se vazhdojnë punimet për identifikimin e viktimave të tjera.

Kurse ministri i Shëndetësisë, Rexhep Akda (Recep Akdağ) bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme vizituan të plagosurit në spital. Në deklaratën që bëri këtu ministri Akda tha se gjendja shëndetësore e 4 nga 65 të plagosurit gjithsej që janë shtruar në spital, është e rëndë.

Në mesin e të plagosurve ka edhe shumë shtetas të huaj, tha Akda.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan është informuar nga autoritetet përkatëse në lidhje me sulmin terrorist.

Erdoan realizoi biseda telefonike me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Prefektin e Stambollit Vasip Shahin dhe Prokurorin e Stambollit Irfan Fidan.

Presidenti Erdoan tha ishte hidhëruar shumë nga kjo ngjarje dhe i ndoqi nga afër zhvillimet e mëvonshme duke marrë informacione edhe mbi humbjet e jetëve dhe gjendjen e të plagosurve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)