Sulmet në Ankara, 14 në paraburgim, lirohen 7 të arrestuar
Ankara, 22 shkurt - Në kuadër të hetimeve të deritanishme lidhur me sulmin terrorist më 17 shkurt në Ankara deri më tani janë arrestuar 21 persona të dyshuar, prej të cilëve mbrëmë vonë për 14 prej tyre është caktuar paraburgim, përderisa prokuroria pas dhënies së dëshmive i ka lënë të lirë shtatë të arrestuar.
Të arrestuarit paraprakisht kanë kaluar procedurat e nevojshme gjyqësore dhe dhënies së dëshmive para prokurorisë shtetërore e cila ka zgjatur më shumë se 13 orë.