Suedia pret nga Serbia që të vazhdojë dialogun me Kosovën
Beograd, 16 korrik - Suedia pret nga Beogradi që të vazhdojë në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën, tha ambasadori suedeze në Beograd , Krister Asp.
Sipas tij, temat që do të pasojnë, si në të gjitha negociatat e këtij lloji, janë më të vështira nga ato për të cilat është arritur marrëveshje.
Ambasadori suedez ka thënë se duhet të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme. Sipas tij është e domosdoshme një lloj i negociatave politike në nivele më të larta mes dy vendeve.