Suedia pret këtë vit mbi 30 000 azilkërkues
Stokholm, 11 maj - Enti për Migrim shkruan për herë të dytë prognozën për numrin e personave qe pritet të këkojnë azil në Suedi. Njëkohësisht kërkon edhe 60 milion kruna për sivjet me qëllim të përballimit të trysnisë që do të pasojë.
Enti për Migrim llogariste më herët që numri i azilkërkuesve për vitin 2010 të arrinte në 25 000. Por në shkurt prognozat u ndryshuan dhe enti mori 50 milion kruna ekstra. Tash për herë të dytë ndryshohen parashikimet dhe pritet që numri i azilkërkuesve sivjet të arrijë mbi 30 000. Ndaj pret që qeveria të ndaj për buxhetin e Entit për Migrim edhe 60 milion kruna.
Numri i rritur mvaret parasëgjithash nga ardhja gjithnjë e më e madhe e azilkërkuesve nga Serbia dhe nga Kosova, sidomos pas shuarjes së kushtit për viza ndaj Serbisë.
- Shumë vende evropiane u befasuan nga numri aq i madh i azilkërkuesve nga Serbia. ndër të tjera Belgjika, Austria dhe Zvicra kanë vrejtur rritjen e këtij numri, thot Dan Eliasson, drejtor i përgjithshëm i Entit për Migrim.
- Mundësitë për tu ndalë në Suedi për personat nga ballkani janë jashtëzakonisht të vogla.
- Çdo rast duhet të shqyrtohet në mënyrë individuale por përgjithësisht është zor të mirret azil në Suedi për njerëzit nga vendet evropiane.
Nëse pezullohet kushti i vizave edhe për Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën mund të ndodhë një rritje e numrit të azilkërkuesve nga këto vende.
Njerëzit që vijnë nga këto vende mund të posedojnë kushte të vështira të jetesës por ligji suedez për azilin nuk ofron strehim për shkak të varfërisë dhe mjerimit social por për shkak se dikush kërcnohet dhe ndiqet, bën të ditur agjensia e lajmeve TT duke ju referuar të dhënave nga Migrationsverket, Enti Shtetëror i Migrimit.