18 Maj 2024

Suedia me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani

Stokholm, 23 nëntor - Suedia është vendi me numër më të madh të azilkërkuesve nga vendet e rajonit të Ballkanit që përfituan liberalizimin e vizave.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, në vitin 2010 që njihet si vit i parë i liberalizimit të vizave, Suedia ka pranuar një numër më të madh të kërkesave për azil, edhe ate 7900 kërkesa kryesisht nga qytetarë të ardhur nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Në vend të dytë radhitet Gjermania e cila ka pranuar 6500 kërkesa dhe në vendin e tretë Franca me 5800 kërkesa. Për dallim nga viti i parë i liberalizimit, gjatë këtij viti numri i kërkesave ka qenë më i vogël.

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg deklaroi se numri se presionet e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit janë jokonstruktive.

Maqedonia ka ndërmarrë një sërë masash penale kundër qytetarëve të saj që keqpërdorin liberalizimin e vizave.

Një kërkesë e tillë pasoi pas thirrjeve të KE që të ndërmirren mekanizma shtetërore për parandalimin e fluksit të azilkërkuesve drejt vendeve evroperëndimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)