Suedia dëbon romët
Stokholm, 2 gusht - Me arsyetimin se janë lypës Suedia po dëbon romët në kundërshtim me direktivën e Unionit Evropian.
Sipas kësaj direktive shtetasit e Unionit Evropian mund të qëndrojnë në një shtet tjetër të këtij Unioni deri në tre muaj pa pasë nevojë punojnë apo të studiojnë.
Të jesh lypës në Suedi gjithashtu nuk është në kundërshtim me ligjin e vendit.
Veçohen dy raste që bënë bujë me rastin e dëbimit të romëve, njëri kur policia e Stockholmit dëboi për në Rumani 29 romë, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.
Në këtë rast policia tha se po dyshonte për lypës të organizuar por nuk kishte fakte.
Ndërkaq në rastin tjetër policia e Göteborgut dëboi për në Rumani 3 tri gra lypëse të cilat kishin qëndruar në Göteborg vetëm tri javë.
Vetëm gjatë këtij viti mbi 50 romë janë dëbuar nga Suedia edhe pse të gjithë ishin shtetas të Unionit Evropian.