22 Dhjetor 2024

Suedi, rregullat e reja për migrimin e të afërmve

Stokholm, 15 prill - Personat e ardhur nga vendet tjera në Suedi prej sot duhet të vërtetojnë se kanë punë dhe banesë për të pasë mundësi me sjellë këtu burrin ose gruan e vet. Por megjithë faktin që prej sot këto rregulla hyn nnë fuqi, shumë detaje kanë mbetur të paqarta.

Enti për Migrim për shembul ende nuk ka marrë vendim sa i përketë banesës, si do të duket ajo për ti përmbushur kushtet e kërkuara. Johannes Kostakidis është lider projekti në Entin për Migrim.

Korinzat për veprim janë të gatshme, por detajet ende nuk janë të përfunduara.

Shkurtimisht, rregullat e reja nënkuptojnë që personi i cili ka marrë lejeqëndrimi në Suedi dhe dëshiron ta sjellë këtu për shembull gruan e vet nga vendlindja, atëherë ai duhet të vërtetojë se ka të ardhura, rrogë nga puna ose pension që së paku të jetë 4 549 kruna pas tatimit dhe qira të paguar.

Pos kësaj kërkohet që banesa të jetë e një madhësie dhe me standard të mjaftueshëm. Por Enti për Migrim ende nuk ka përcaktuar se çka nënkuptohet me "mjaft e madhe" dhe sa veta duhet të banojnë dhe nëse është në rregull që të kjo të vlejë edhe për kontratë të dorës së dytë.

Kalle Larsson i Partisë Majtiste shprehet kritik ndaj rregullave që nuk janë sqaruar në detaje.

Kështu krijohet një pasiguri ndër njerëzit që duan të bashkohen me të afërmit e tyre. Dhe natyrisht që duhet ditur që më parë se cilat rregulla vlejnë para se ato të hyjnë në fuqi. I ashtuquajturi kusht për ta mbajtur ekonomikisht ka qenë i diskutueshëm prej se qeveria ka dorëzuar propozimin më 2008.

Por organizatat ideale, ashtu si dhe shumë autoritete, opozita madje edhe dy partitë borgjeze, Demokristinaët dhe Partia Popullore janë shprehur kritike. Prandaj sot bëjnë përjashtime të gjitha familjet me fëmijë dhe disa grupe refugjatësh.

Enti për Migrim mendon se këto rregulla do të prekun afërsisht 8 deri në 10 përqind të të gjitha lëndve që lidhen më të afërmit, që do të thot afër 3 000 persona në vit. Bodil Ceballos e Partisë Ambientiste ka qenë kundërshtare që nga fillimi.

Këto rregulla do të kenë pasoja në ndarjen e njerëzve krejt pa nevojë. Po kështu do të ndikojë që edhe njerëzit tashmë këtu në Suedi do të hasin vështirësi për të depërtuar në shoqëri për shkak se njeriu ka nevojë ti ketë afër të afërmit dhe të dashurit e tij.

Por Gunnar Axén i Partisë Moderate dhe kryetar i këshillit parlamentar për çështje të sigurimit social e mbron kushtin për mbajtje ekonomike.

Personat për të cilët bëhet fjalë duhet të kenë ecur mirë me etablimin e tyre në Suedi sa të kenë mundësi të mbajtjes ekonomike për të pasur edhe banesë të mirë. Kjo ka rëndësi për shkak të integrimit që ai ose ajo të ketë futur këmben në shoqërinë suedeze, të ketë një të ardhur dhe të ofrojë banim të mirë për personin që do ta sjelle këtu si të afërm, thot Gunnar Axén i Partisë Moderate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)