Stuhia tropikale Isaac godet shtetin e Floridas
Florida, 27 gusht - Stuhia tropikale Isaac preku shtetin e Floridas fillimisht në zonën e ishujve, me një fuqi më të madhe, thuajse me përmasat e një uragani.
Qendra Kombëtare e Uraganëve paralajmëroi se stuhia Isaac rrezikon të shkaktojë tornado të izoluara në disa ishuj dhe në disa rajone të Floridës qendrore dhe jugore.
Erërat e stuhisë deri tani kanë arritur shpjetësinë maksimale 100 kilometra në orë dhe pritet që të sjellin me vete shira mbi nivelin 30 centimetra.
Meteorologët kanë paralajmëruar për mundësinë e shndërrimit të stuhisë në uragan në zonën midis lumit Mississippi dhe Floridës.
Në zonën e rrezikuar nuk përfshihet New Orleansi, ku uragani Katrina la në vitin 2005 mijëra të pastrehë.