Stuhia forcohet derisa i afrohet Floridës
Miami, 10 shtator - Uragani Irma është forcuar në një stuhi të kategorisë së katërt tani që po i afrohet shtetit të Floridës, me erërat maksimale të qëndrueshme me shpejtësi 130 milje për orë (209km/h).
Erërat e forta të uraganit po godasin ishujt në jug të Floridës, thotë guvernatori i këtij shteti, derisa pjesa kontinentale pritet të goditet në orët e ardhshme.
Nivelet e ujit tashmë po rriten në brigjet e shtetit amerikan të Floridës, ku pritet një goditje e madhe e stuhisë.
Të paktën 25 vetë vdiqën këto ditë nga uragani Irma i cili goditi disa prej ishujve në Karaibe para te të arrijë në Florida.
Ndryshe, në Florida, 6,3 milionë banorë apo rreth 30% e popullsisë së shtetit janë detyruar të evakuoheshin. Por të shtunën, guvernatori i shtetit tha se ishte tepër vonë për t'u larguar për këdo që ka mbetur në qytete.
Qendra Kombëtare e Uraganit ka lëshuar paralajmërime kundër stuhive "kërcënuese për jetën" në Florida Keys - një zinxhir ishujsh të vegjël në jug të Floridës - si dhe Tampa Bay dhe zona të tjera bregdetare.