11 Janar 2025

Stuhia e borës paralizon SHBA-në

Washington, 24 janar - Stuhia dimërore Jonas ka goditur 12 shtete të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 12 viktima janë shkaktuar për shkak të aksidenteve rrugore nga bora, ngrica, erërat e forta dhe shikueshmëri e ulët.

Dy të tjerë kanë ndërruar jetë nga hipotermia dhe katër të tjerë nga infarkti në zemër pas sforcimeve për të pastruar borën. Mes viktimave është edhe një fëmijë 4 vjeç.

85 milionë përsona janë prekur nga stuhia dimërore e kohës së ‘mamuthëve’, siç është cilësuar.

Në disa vende niveli i dëborës ka shkuar në 102 cm. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa raportohet se prej 12 orësh automjetet janë në trafik në Kentucky dhe Pennsylvania. Vetëm në Virginia janë raportuar mbi 1 mijë aksidente rrugore.

“Kjo është një nga ato ngjarjet e rralla, për të cilat na flisnin më përpara prindërit tanë se sa keq ishte”, thotë meteorologu Ryan Maue.

Në New York janë ndaluar të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme, është pezulluar transporti publik dhe janë mbyllur urat.

Kompanitë ajrore kanë anuluar rreth 7,000 fluturime në shkallë vendi.

Dhjetëra-mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në New York, Tenezi, Georgia, Kentaki, Karolinën e Veriut, New Jersi, Virxhina, Virxhinian Perëndimore, Merilend, Pensilvani dhe në Distriktin e Kolumbisë.

Zyrtarët në Washington kanë mbyllur sistemin e autobusëve dhe trenave gjatë gjithë fundjavës.

Stuhia pritet të vazhdojë edhe sot, edhe pse ka nisur të lëvizë drejt Oqeanit Atlantik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)