13 Janar 2025

Stuhia e borës mbyll OKB-në

New York, 14 shkurt - Zëdhënësi i Ban Ki Moon ka deklaruar se funksionarët e Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB) për shkak të rënies së madhe të dëborës dhe të ftohtit të acartë u kanë kërkuar punonjësve të kësaj organizate ndërkombëtare të lënë vendin e tyre të punës dhe të kthehen në shtëpi.

Sipas agjencisë së lajmeve Irna, Martin Niserki, në një konferencë për shtyp sot, pas një raporti të shkurtër mbi lajmet e rëndësishme të ditës ka deklaruar se sado që OKB do të vazhdojë sipas planit aktivitetin e saj të përditshëm , për shkak të kushteve të rënduara të motit u është kërkuar punonjësve të kësaj organizate të lënë sot zyrat e tyre.

Sipas zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të OKB, takimet e mëngjesit të ditës së sotme janë organizuar, por për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe problemeve në sistemin e transportit, programet e pasdites së sotme janë anuluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)