13 Janar 2025

Stuhi bore në SHBA

Washington, 4 janar - Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi goditi zonën qendrore me erëra të forta dhe temperatura të acarta.

Washingtoni u gdhi sot i bardhë, pas borës që filloi të bjerë që dje pasdite.
       
Guvernatorët e shteteve të New Yorkut dhe New Jerseyt kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë që ka përfshirë rajonin. Stuhia e parë e borës për vitin 2014 shkaktoi reshje bore në masën 35 centimetra në shtetin e Massachusetsit dhe rajonet përreth. Në mbarë rajonin janë njoftuar temperatura arktike dhe erëra të fuqishme; në Boston shpejtësia e erës arriti në rreth 89 kilometra në orë.
      
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe dha urdhër për mbylljen e disa rrugëve kryesore në luginën e Lumit Hudson nga mesnata mbrëmë deri sot në ora 5 të mëngjesit. Aeroportet në këtë zonë të vendit kanë anuluar mijëra fluturime.
       
Pritet që temperaturat të bien në -20 gradë celcius gjatë thuajse gjithë ditës sot. Shteti i Vermontit, si dhe Montreali në Kebek të Kanadasë janë përgatitur për temperatura deri në -25 gradë celcius.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)