Studentët ukrainas hynë në grevë
Kiev, 27 nëntor - Studentët e Universitetit Kombëtar të "Akademisë Kievo-Mogiljansk ", në Kiev kanë hyrë në grevë në mbështetje të integrimit evropian.
Studentët kanë njoftuar se do të marshojnë nga ndërtesa e Akademisë deri tek Universiteti me emrin e Taras Shevçenkos për të marrë mbështetjen e studentëve të universiteteve të tjera.
Në Uzhgorod rreth 300 studentë kanë demonstruar kundër pezullimit të përgatitjes për nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit me BE-në. Në rrugë dolën edhe studentët e qytetedve Ivano-Frankivsk, Ternopil dhe Lvov.