Strugën e fitojnë shqiptarët
Strugë, 8 prill - Struga e mbuluar me flamuj kuq e zi në mënyrë madhështore festoi fitoren e Ziadin Selës në zgjedhjet lokale.
Ziadin Sela, tashmë kryetari i komunës së Strugës gjatë gjithë kohës qëndroi me qytetarët duke festuar sëbashku deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga rezultatet e siguruara nga shtabi komunal dhe nga shtabi zgjedhor i kandidatit Sela, nga 27.587 vota, 19.323 vota kanë votuar për kandidatin Ziadin Sela, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski ka fituar 8244 vota.
Në komunën e Strugës tashmë ka nisur fitorja bindëse e kandidatit shqiptar, ndërsa në këtë komunë pritet organizimi i një feste masive për festimin e kësaj fitoreje. Deri tani kanë ngelur pa numëruar rreth 5 mijë vota, por nuk do të ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm.
Në sheshin Nënë Tereza ishin tubuar mbi 15 mijë qytetarë për të festuar dhe përgëzur fitoren, ndërsa në mesin e tyre qëndroi Ziadin Sela, i cili fitoi 19.315 vota kundrejt Vlladimir Koçoskit që fitoi 14.582 vota.
Shqiptarët në Strugë mbrëmë festuan fitoren e kandidatit shqiptar Ziadin Sela. Në sheshin Nënë Tereza ishin tubuar mbi 15 mijë qytetarë për të festuar dhe përgëzur fitoren, ndërsa në mesin e tyre qëndroi Ziadin Sela, i cili fitoi 19.315 vota kundrejt Vlladimir Koçoskit që fitoi 14.582 vota.
Ju faleminderoj nga zemra juve 21 mijë votuesve që ju shënuat këtë fitore duke mos u trembur as nga policia e as nga njësitet speciale. Sot fitorja është shumë e ëmbël sepse keni qenë ju që ata bashkë me mua shënuam fitore. Ju sot e keni fituar Nikolla Gruevskin, e keni fituar Branko Cërvenkovskin, prandaj unë ju uroj juve për këtë fitore. Bravos!.\"
\"Unë ju kërkoj ndjesë se nuk mundem të përmendë 21 mijë emra, por disa më duhet ti përmendë. Faleminderoj nga zemra kolegun tim Arben Labënishtin, sepse ashtu si e ka tradita familjare shqiptare, e çuam këtë rrugë bashkë që Struga edhe sot është shqiptare dhe jo vetëm për sot, por për jetë e mot. Ua premë shpresat atyre që u munduan me gjithçka dhe tani më nuk kanë shpresë se mund të fitojnë në Strugë, theksoi Sela, duke shprehur falimenderime për Partinë turke, Partinë e egjiptianëve dhe të gjithë të tjerët.
Ai gjithashtu tha se faleminderon edhe Llabunishtën shqiptare, Oktisin trim dhe shqiptar, Podgrocën shqiptare dhe premtoi se paralelet ne gjuhën shqipe do të hapen në Podgorcën, Ladorishtin, Veleshtën e madhe... dhe të gjithë vendbanimet tjera.