28 Dhjetor 2024

Strauss-Kahn kthehet në Paris

Paris, 4 shtator - Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn u kthye në vendlindjen e tij në Francë pas dështimit të një rasti kriminal kundër tij që përmbante akuzat për sulm seksual.

Strauss-Kahn dhe bashkëshortja e tij u nisën të shtunën mbrëma nga Aeroporti Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në Nju Jork për të arritur në Paris në mëngjesin e së dielës.

Strauss-Kahn pati dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar pas arrestimit të tij në maj të këtij viti me akuzën për keqtrajtimin seksual të një shërbëtoreje hoteli në Nju Jork.

Më 23 gusht, një gjykatës i Nju Jorkut hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër 62 vjeçarit, meqë prokurorët shprehën dyshime lidhur me besueshmërinë e dëshmisë së shërbëtores.

Strauss-Kahn, ndërkohë, pat hedhur poshtë të gjitha akuzat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)