12 Janar 2025

Strauss Kahn, këshilltar në qeverinë serbe

Beograd, 14 shtator - Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Khan do të jetë përfundimisht këshilltar i qeverisë së Serbisë.

I përfshirë në skandale seksuale dhe procese gjyqësore, Khan paraqet një shpresë për Serbinë në mesin e shumë ndryshimeve, kur qeverisë serbe iu bashkua edhe ish-kancelari i Austrisë, Aflred Guzenbauer.

Sipas zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiç, Khan do të këshillojë ministrin e Financave, por edhe zëvendëskryeministrin dhe kryeministrin e vendit.

Detyra e tij do të jetë rregullimi i borxheve të Serbisë, të cilën sipas analistëve, e pret një skenar grek në rast se nuk reagon shpejt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)