Stoltenberg: Merkel më bindi të bëhem shef i NATO-s

Bruksel, 6 mars - Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, ajo që e ka bindur ta pranojë postin më të lartë të Aleancës.
Stoltenberg, duke folur për një televizion suedez, ka thënë se Merkel ka qenë e para që ka folur me të për këtë çështje. Më duhet të pranoj se e kam problem të them jo kur më kërkohet nga zonja të tilla, ka thënë Stoltenberg.
Stoltenberg po ashtu ka thënë se bashkëpunimi me Rusinë është i vështirë, pasi ajo nuk do që të respektojë kufijtë e fqinjëve të saj - referencë kjo për ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se anëtaret e NATO-s, të tilla si vendet e Baltikut, nuk përballen me kërcënimin e njëjtë, pasi Aleanca do ti mbrojë ato.
Ish-kryeministri norvegjez ka pasuar Anders Fogh Rasmussenin në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.