Stokvis: Para BE-së, Serbia të merret vesh me Kosovën
Amsterdam, 27 korrik - Ambasadori i ardhshëm holandez në Serbi, Laurent Luis Stokvis ka thënë që vendi i tij në princip nuk do të jetë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Përveç kësaj, Stkovis në intervistën e dhënë për Danas, ka thënë se nuk e di nëse Kosova ka përmbushur kushtet për anëtarësim.
I pyetur nëse balancimi i Serbisë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë është i qëndrueshëm, ai ka thënë se ekzistojnë keqkuptime dhe se Serbia duhet të zgjedh njërën prej të dyjave, transmeton lajmi.net.
Mund ta shihni që edhe shtetet e BE-së kanë përafërsisht bashkëpunime të mëdha me Rusinë, ajo duhet të pranohet. Sanksionet po ndryshohen për krizën në Ukrainë, aneksimin e paligjshëm të Krimesë por ekzistojnë lidhje të mëdha mes BE-së dhe Rusisë. Derisa, kjo nuk duhet futur në kategorinë ose-ose.
Në pyetjen se nëse pret që këtë vit të hapen kapitujt e parë të Serbisë me BE-ë, Stokvis ka thënë se i rëndësishëm është aspekti teknik, nuk janë përmbushur aksionet për kapitullin 23 lidhur me të drejtat e qeverisë, derisa nga aspekti politik sipas tij është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje në çështjet të cilët janë temë bisedimi në Bruksel, lidhur me Mitrovicën, telekomunikacionin, Asociacionin e Komunave serbe dhe energjisë.
Mendoj që ekzistojnë mundësi të mira për tu arritur kjo, ndërsa kur të ndodhë mund të hapen kapitujt e parë, ka thënë Stokvis.