Stojanoviq: Nevojitet pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve
Beograd, 1 nentor - Eksperti i të drejtës ndërkombëtare në pension, prof Radosllav Stojanoviq në një tekst autorial të botuar në gazetën Blic të së dielës, shkruan se bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk mund të jenë bisedime mbi çështjet teknike.
Kjo ngase konflikti midis serbëve e shqiptarëve është i vjetër për 150 vjet, thotë Stojanoviq.
Gjatë kësaj kohe të këqija janë bërë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër dhe duhet biseduar në mënyrë tjetër, shkruan mes tjerash Stojanoviq.
Ai shton se lypset shkuar në drejtim të pajtimit kombëtar, që është proces shumë më i dhimbshëm dhe më i gjatë nga procesi para gjykatës.
Temë tjetër duhet të jetë dëbimi i 200.000 serbëve nga Kosova dhe pozita e atyre që kanë mbetur. Kjo nuk është çështje teknike veç çështje serioze politike e njerëzore. Në Amerikë për marrëdhëniet serbo shqiptare po shkruhet mjaftë dhe interesimi është i madh. Lidhur me çështjen e integritetit territorial në Uashington më është thënë se Kosova na është dhënë në Konferencën e Londër e po-ashtu edhe na është marrë. Ne nuk mund të sillemi si fuqi e madhe, ka thënë Stojanoviq.