Stipe Mesiç: Serbia duhet ta pranojë se ishte agresor
Sarajevë, 16 mars - Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq ka deklaruar sot se Serbia duhet ta kuptojë se Bosnje e Hercegovinë ka qene agresore.
Serbia duhet të përjetojë katarzën, të kuptojë, të kuptoj se ka shkuar në caqe të gabuara, ka zgjedhur njeriun e gabuar, sepse Serbia ka zgjedhur Slobodan Milosheviqin, nuk e ka bërë këtë B e H dhe Kroacia, ka thënë Mesiq në Sarajevë ku Liga e Internacionales së Humanistëve i ka dorëzuar Kartën e Artë Ambasador nderi i kulturës, paqes dhe dialogut".
Mesiq ka vlerësuar se Beogradi nuk merret me mbrojtjen e serbëve në rajon, por me politike imperialiste, sepse edhe më tej, mendon se mund të krijohet Serbia e madhe.
Mesiq për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se ka shumë forca që mendojnë se është e mundshme të shkatërrohet B e H.