Stevanoviç: Dialogu rinis në mes të korrikut

Beograd, 31 maj - Shefi i ekipit negociues serb, Borislav Stefanoviç ka thënë se takimi midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet në mes të korrikut.
Do të fokusohemi që para pushimit veror, të mbyllim kapitullin e lirisë së lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, librave amëz dhe kadastrës. Për formën e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nuk do të diskutohet, ka thënë Stefanoviç, bën të ditur Telegraf.
Sipas tij, për Serbinë formula e vetme e pranueshme është ajo që saktëson Rezoluta 1244, që do të thotë se përpara përfaqësuesit të Prishtinës që qëndrojë tabela me siglën UNMIK-Kosovo.