Stefanoviqi bëhet pishman për pranimin e pasaportave te Kosovës
Beograd, 11 qershor - Vetëm disa orë pas një deklarate dhënë për Radio Dukagjinin, ku është cituar të ketë thënë se së shpejti Serbia do të lejojë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Serbi me pasaporta kosovare, ai pas pak oresh e demantoi këtë.
Në një deklaratë të re dhënë gazetës Blic, kryenegociatori serb në dialogun teknik me Prishtinën, Boprisllav Stefanoviq tha se nuk ka deklaruar që qytetarët e Kosovës munden të kalojnë në Serbi me pasaporta kosovare.
Pos këtij mohimi, Blic nuk sjellë asnjë prononcim tjetër të Stefanoviqit lidhur me këtë demant.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi me pasaporta kosovare.
Në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit, Stefanoviq ka thënë se në marrëveshjet e ardhshme do të ketë shumë gjëra të dobishme për të dy palët, duke mos prejudikuar me këtë rast statusin e Kosovës.
Mund të them se ka shumë gjëra të mira nga të cilat do të kenë dobi të gjithë që jetojnë në Kosovë dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirisht dhe të shfrytëzojnë të drejtat dhe dokumentet e tyre, pa prejudikim të statusit të Kosovës. Besoj se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar besim dhe fleksibilitet më të madh, pasi që, siç e dini, jemi përballuar me shumë vështirësi, tha Stefanoviq.
Ndryshe Stefanoviq për herë të parë dje ka pranuar se qytetarët e Kosovës, do të mund të udhëtojnë drejtë Serbisë me pasaporta të Republikës së Kosovës. Stefanoviq gjatë një interviste për Radio Dukagjinin, ka potencuar se marrëveshjet e ardhshme, do të jeni shumë të dobishme për të dyja vendet, pa paragjykuar statusin.
Mund të ju them se janë shumë gjëra të mira nga të cilat do të përfitojnë të gjithë që jetojnë në Kosovë dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe do të mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe dokumentet pa paragjykime lidhur me statusin e Kosovës. Kjo besoj që do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar më shumë besim dhe fleksibilitet sepse siç e dini jemi përballur me çështje mjaft të vështira.
Stefanovic a do të mund të udhëtojmë në Serbi me pasaportë të Republikës së Kosovës? Hahahaha edhe pse nuk më pëlqen hiq por mund të ju siguroj se do të ketë mënyra që do të mund të vini në çdo kohë pa asnjë problem ,dhe më besoni që do të jeni të kënaqur nga marrëveshja që do ta arrijmë për këtë temë, ka thënë Stefanoviq.