Stefanoviq: Vendimi për embargo i dëmshëm edhe për vet Kosovën
Beograd, 21 korrik - Qeveria e Serbisë nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi të qeverisë por shefi i delegacionit serb për bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviq ekskluziv për Radiotelevizionin e Kosovës këtë vendim e cilëson jo të mirë, sepse u sjell dëm të gjithë qytetarëve të Kosovës, e bllokon vet Kosovën, dhe çetë hije në procesin e bisedimeve....
Stefanoviq sqaron se kjo ka ndodhur sepse vulat doganore ende nuk janë zgjidhur edhe pse ekziston përcaktimi i plotë i palës serbe dhe asaj të Bashkimit Evropian që ato të zgjidhen, por kjo nuk do të thotë se ato duhet të zgjidhen ekskluzivisht ashtu sikurse i konvenon Prishtinës.
Ai shprehet se me siguri vendimi i tillë assesi nuk i kontribuon stabilizimit të rrethanave drejtë normalizimit të raporteve të serbëve e shqiptarëve, nuk mund të ketë efekte afatgjate, por vetëm afatshkurta dhe të dëmshme.
Stefanoviq vlerëson se me këtë vendim Kosova i ka vu embargo vetvetes, dhe ne si shtet, që kemi kaluar nëpër këtë situatë dikur, e dimë çka nënkupton dhe e dimë se malli gjithmonë gjen rrugë.
Ai nënvizon se kjo është përpjekje e njëanshme e Prishtinës për të prejudikuar zgjidhjen në kuadër të dialogut që po zhvillohet dhe shfaq shpreson se Bashkësia Ndërkombëtar nuk do ta mirëpret këtë vendim.
Stefanoviq tha se Serbia ka reaguar tek institucionet ndërkombëtare dhe tek CEFTA, dhe do të marrë masa adekuate që vendimi të ndryshohet dhe pret se ky problem me siguri do të zgjidhet në shtator, në vazhdimin e raundit të ardhshëm ku pala serbe do të vazhdojë të jetë konstruktive.
Ai vlerëson se ky vendim është marrë me qëllim që të ushtrohet trysni shtesë në procesin negocaitor, por Qeveria e Serbisë nuk do të reagojë ndaj shantazheve dhe do të punojë vetëm sipas Kushtetutës, ligjit dhe interesit kombëtar.
Pyetjes se kur mund të pritet zbatimi i dy marrëveshjeve të arritura mbi lëvizjen e lirë dhe librat amëz, Stefanoviq tha se kjo do të ndodh shumë shpejtë, duke mos saktësuar kohë, me që siç sqaroj komisionet përkatëse po bëjnë përgatitje intensive dhe sapo ta kryejnë punën, do të nis zbatimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve të Kosovës.