Stefanoviq: Vendimi i GND së, pa ndikim
Beograd, 4 korrik - Shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq thotë se vendimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues mbi heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë ndaj Kosovës nuk nënkupton shumë.
Stefanoviq thotë se KFOR i dhe EULEX i do të mbeten ende në Kosovë.
Ky vendim nuk do të thotë shumë në qëndrimin tonë kombëtar ndaj Kosovës, por, sa më pak ndikim të huaj dhe një lloj mbrojtje të hapave të njëanshëm të Prishtinës, aq më mirë, tha Stefanoviq.
Por, ai ka sqaruar se ky vendim nuk ka ndërlidhje me KFOR in dhe misionin evropian.
Megjithatë ai ka tërhequr vërejtjen se me vendimin, është krijuar diçka aritficiale, me të cilin tregohet se si Kosova është shtet i ri, i pavarur, i pjekur, demokratik dhe evropian.
Sipas tij, të gjitha këto janë të pavërteta.