10 Maj 2025

Stefanoviq: Tash presionet ndaj Kosovës

Beograd, 10 shkurt - Shefi i ekipit negociues të Serbisë në dialog me Kosovën Borisllav Stefanoviq ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve se kohëve të fundit janë shtuar presionet kundër Beogradit që rezultate për përfaqësimin rajonal të Kosovës të ketë deri në gjysmën e qershorit.

”Presionet janë ndaj palës tjetër, të paktën në këtë fazë”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Ai ka deklaruar se pala serbe ka hyrë me mençuri dhe esëll në këtë proces e duke ruajtur interesin kombëtar dhe Rezolutën 1244. Sipas tij, aktivitetet e tashme ndërkombëtare janë përqendruar në Prishtinë.

”Ne do të bëjmë çdo gjë zgjidhej nëse ato nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, me ligjet dhe me interesin kombëtar në Kosovë”, ka theksuar Stefanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)