Stefanoviq: Smund të diskutojmë elemenete të shtetësisë së Kosovës
Beograd, 20 korrik - Dialogu Prishtinë-Beograd është shtyrë, për shkak se palëve u duhet më shumë kohë për tu dakorduar lidhur me disa çështje, tha kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.
Bisedimet janë shtyrë sepse ekipi i Prishtinës ka kërkuar që gjatë takimeve dhe diskutimeve të preken edhe elemente të shtetësisë së Kosovës, çfarë Beogradi nuk ka mundur ta pranojë, transmetojnë mediat serbe deklaratën e Stefanoviqit.
Takimi i paraparë të niste sot, është anuluar. Dialogu do të rinisë në shtator, ka thënë ndërmjetuësuesi i Bashkimit Evropian në bisedime, Robert Kuper.