Stefanoviq shprehet kundër vendosjes së doganierëve kosovarë

Beograd, 8 shtator - Kreu i ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviq reagoi pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në doganat në veri do të vendosen doganierët kosovarë dhe se ato do të udhëhiqen po nga doganierët kosovarë.
Stefanoviq tha se shteti i Serbisë dhe qytetarët e saj do të bëjnë gjithçka për të parandaluar veprimet e njëanshme për vendosjen e doganierëve kosovarë në pikat e kalimit në Jarinje dhe Bërnjak.