Stefanoviq: Pozicionet në dialog janë edhe më të largëta
Beograd, 23 shkurt - Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq ka deklaruar se dialogu me Prishtinën vazhdon nesër, por ka theksuar se pozicionet e të dy palëve janë edhe më të largëta.
Ai u ka thënë mediave serbe se pala serbe do të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur marëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
Bisedimet vazhdojnë nesër në mëngjes. Situata është shumë e vështirë dhe bisedimet ishin të vështira, ka thënë ai për të shtuar se Serbia i mbetet besnike qëndrimit që në përfaqësimet rajonale të gjendet një zgjidhje e pranueshme, në përputhje me Rezolutën 1244.