Stefanoviq: Platforma e bisedimeve me Kosovën të miratohet në Kuvend
Beograd, 24 korrik - Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se platforma e bisedimeve për Kosovën duhet të miratohet në Kuvend.
Sipas tij, platforma duhet të hartohet me koncenzusin e të gjitha forcave politike në Kuvend.
Ai ka theksuar se koncenzusi nënkupton minimumin e nevojshëm të pajtimit për pjesëmarrje në negociata, të cilat do të zhvilloheshin në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave nacionale e shtetërore të Serbisë.
Stefanoviq ka deklaruar se Kuvendi i Serbisë nuk do të lejoi përsëritjen e praktikës që vetëm të informohet me rezultatet e negociatave.