07 Janar 2025

Stefanoviq: Përfaqësimi i Kosovës vetëm në bazë të Rezolutës 1244

Beograd, 18 janar - Çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejtë, mirëpo zgjidhja mund të gjendet vetëm mbi baza të Rezolutës 1244 të KS të KB, e ka ripërsëritur të martën mbrëma në Kralevë shefi i delegacionit të Beogradit në dialog me Prishtinën, Borko Stefanoviq. 

Në një tribunë ku kanë marrë pjesë shumë serb të zhvendosur të Kosovës ai ka cekur se Prishtina veç është e përfaqësuar në 90 për qind të organizatave rajonale dhe është qenësore që në tabelë e cila vihet përpara delegacionit të shkruhet ”Rezoluta 1244”, e jo di që sipas tij, do ta prejudikonte pavarësinë e Kosovës.

Stefanoviq ka paralajmëruar se deri në fund të janarit do të arrihet marrëveshja i shtëpive të sigurimit ashtu që qytetarët nuk do të paguajnë sigurimet e automjeteve me rastin e kalimit të “vijës administrative”.

Zyrtari serb preku edhe paralajmërimin e referendumit për shkurt, të popullatës serbe në veri të Kosovës duke thënë si ai nuk është i nevojshëm, sepse konsiderohet se me atë nuk fitohet asgjë.

Stefanoviq ka cekur se marrëveshjet e arritura me delegacionin e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk e shkelin Kushtetutën e Serbisë e as e cenojnë tërësinë e saj. Sipas vlerësimit të tij dialogu em Prishtinën i ka mundësuar Serbisë të ndikojë në hapësirën ku nuk ka qasje nga viti 1999.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)