Stefanoviq paralajmëron Platformën për Kosovën
Beograd, 19 shtator - Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka paralajmëruar se Platforma shtetërore për Kosovën do ti prezantohet opinionit gjatë disa javëve të ardhshme, dhe sapo të jetë e gatshme do të shtrohet në rendin e ditës të Kuvendit, dhe ka shtuar se pret që ajo të fitojë mbështetjen më të gjerë të opinionit dhe aktorëve politik.
Në intervistën për gazetën Veçernje Novosti, Stefanoviq ka thënë se Platforma për Kosovën duhet të parashikojë vijat e kuqe të cilat Serbia nuk mund ti kapërcejë dhe që, njëkohësisht, tu jap udhëzime negociatorëve në dialogun e ardhshëm me Prishtinën.
Qëllimi është që të sigurohet mbështetja më e gjerë e opinionit, e jo vetëm e aktorëve politik. Pres se numri më i madh i partive do të pajtohet me Platformën. Nuk do të doja që kjo të jetë çështje e politikanizmit, sepse Kosova është çështje jashtëzakonisht e rëndësishme kombëtare ka cekur Stefanoviq.
Sa u përket negociatave me Prishtinën, kryetari i parlamentit serb ka thënë se për momentin nuk e dinë se çfarë do të jetë modeli, dhe ka shtuar se parlamenti me miratimin e Platformës do ti jepte udhëzime kryesore ekipit në vazhdimin e dialogut.