Stefanoviq: Nuk do të ketë bisedime pa fusnotë
Beograd, 15 qershor - Shefi i ekipit negociator Borisllav Stefanoviq ka thënë se Serbia do të lëshojë tryezën e bisedimeve, po që se përveç asteriksit mbi emrin Kosova, nuk gjendet edhe teksti i printuar i fusnotës.
\"Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk do të mund të aplikohet, nëse në tabelën para zyrtarëve të Kosovës, nuk gjendet i shtypur teksti i fusnotës. Përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në një mashtrim, ku në pllakatë shkruhet vetëm Kosova me asteriks, ka thënë Stefanoviq për të përditshmen, Veçernje Novosti.
Sipas Rel, ndermjetësi evropian në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper ka thënë se është i gabueshëm insistimi i Beogradit që në tavolinë, përvec tabelës ku shkruhet Kosova me asterisk, të përfshihet edhe teksti i plotë fusnotës.